Arkiv-Lajme të përditësuara

Përrenjas-Qafë Thanë, del nga rruga automjeti, dy të vdekur.

Postuar në 06 Mars, 2014 05:53

Dy persona kanë humbur jetën mesditën e sotme në një aksident tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Konfirmimi bëhet nga drejtori i Spitalit të Librazhdit. Sipas policisë një mikrobus me targë AA074AX është përplasur me një shtyllë.

Në aksident raportohet të ketë edhe disa persona të plagosur ndërkohë që katër persona ndodhen në gjendje kome. Në mikrobus nga informacionet paraprake raportohet se ndodheshin 25 persona. Në aksident dyshohet të kenë mbetur të plagosur të paktën 8 persona.

Shoferët e furgonave protestë te Parlamenti, Kalaja: Kërkojmë bisedime.

Postuar në 06 Mars, 2014 03:50

Shoferët e furgonave protestuan ditën e sotme para Parlamentit në kohën kur pritej të mbahej seanca plenare.
Kryetari i Sindikatës, Gëzim Kalaja tha se qytetarët kanë votuar më 23 qershor për ditë më të mira ndersa theksoi se qeveria po zbaton një ligj që nuk zbatohet prej 16 vitesh.
“Urdhri i ministrit Haxhinasto për furgonat ka shkaktuar kaos, më parë 4 kryeministra nuk e kanë zbatuar këtë ligj”, tha Kalaja.

Makina përplas biçikletën në Fushë Krujë-Vorë, një person i plagosur.

Postuar në 06 Mars, 2014 02:17

Një person mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Ngjarja ndodhi saktësisht pranë urës së Gjoles ndërsa një automjet goditi 69-vjeçarin Gjon Hima që udhëtontë me biçikletë. Mjeti menjëherë pas ngjarjes është larguar. I plagosuri, është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën mjekësore dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Dialogu i nivelit të lartë Shqipëri-BE, Fyle në Tiranë.

Postuar në 06 Mars, 2014 02:15

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Ai do të jetë i pranishëm në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Bëhet me dije se rreth orës 08.30, Fyle zhvillon një takim me Kryeministrin Edi Rama, rreth orës 09.10 zhvillon një takim me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe në orën 10.45 do të mbahet tryeza e dialogut të nivelit të lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kurbin, vritet me armë pronari i “Security”, arrestohet autori.

Postuar në 05 Mars, 2014 14:46

Një 50-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kurbin. Policia ka thënë se viktima e ngjarjes është shtetasi Ramazan Lama. Viktima mesohet se eshte pronari i nje kompanie te sigurise dhe ruajtjes fizike, Security.

Burime nga policia kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shullaz të Kurbinit, ku 50-vjeçari Ramazan Lama është qëlluar për vdekje nga shtetasi Fatmir Lama.

Policia ka bërë arrestimin e autorit të krimit, ndërsa po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Bie në pranga shqiptari i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi.

Postuar në 05 Mars, 2014 14:44

Një shqiptar i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi ka rënë në prangat e policisë. Fatos Sylaj, person i rrezikshëm dhe në kërkim nga Greqia, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Tiranë. 
Mesohet se shqiptari eshte akuzuar nga policia greke per mese 30 grabitje te kryera gjate qendrimit atje.
Prej muajsh Sylaj ndiqej nga policia pasi kishte te dhena qe ishte larguar nga shteti grek dhe fshihej ne Shqiperi ose ne Kosove.

Kapen 2 kg heroine tek “Komuna e Parisit”, policia prangos dy persona.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:54

Blutë e kryeqytetit, falë një operacioni të mirëorganizuar, bënë të mundur sekuestrimin e dy kilogramëve heroinë. Sipas policisë, droga u sekuestrua në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Gjatë këtij operacioni janë prangosur dy shtetas, Franc Petrit Malo, banues në Tiranë dhe Gerald Agim Muçollari, banues në Tiranë. Ndërkohë po vijon aksioni për kapjen edhe të tre personave të tjerë.

Lezhë, zbulohet baza e dytë e prodhimit të bombave me eksploziv.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:50

Një tjetër “punishte” bombash me eksploziv është zbuluar sot pas asaj që u gjet dje në Malësinë e Madhe. Në Balldren të Lezhës policia ka vënë në pranga, 47-vjeçarin Ndrec Mandrea, i cili sipas forcave blu kishte ngritur punishte lëndësh plasëse në banesën e tij dhe vijonte aktivitetin prej dy muajsh.
Bashkëshortja e të arrestuarit pretendon se nitrati i gjendur në banesë përdorej nga Mandrea për të nxjerrë gurë. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës material, 5 Kg nitrat amoni të përzier me karburant dhe 12 kapsolla detonatorë elektrike si dhe tela zjarrpërcjellës.

Miqësorja Shqipëri-Maltë, shkëlqejnë Basha e Meha.

Postuar në 05 Mars, 2014 12:35

Kombëtarja shqiptare e futbollit po zhvillon një ndeshje miqësore me Maltën. Migjen Basha ka qenë deri tani lojtari i ndeshjes duke arritur të shënojë gy gola për kombëtaren kuqezi. 
Basha shënoi në minutën e 26 ndërsa rezultati shkoi në 2-0 për Shqipërinë pas një goli të realizuar nga Alban Meha në minutën e 53.

Qeveria vendos riatdhesimin e eshtrave të Eqerem Bej Vlorës.

Postuar në 05 Mars, 2014 11:54

Këshilli i Ministrave të Shqipërisë në mbledhjen e sotme ka vendosur kthimin ne atdhe të eshtrave të Eqerem Bej Vlorës.
Vendimi i qeverisë është publikuar zyrtarisht pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave.
V E N D I M PËR KTHIMIN NË ATDHE TË ESHTRAVE TË PERSONALITETIT TË SHQUAR SHQIPTAR TË LETRAVE EQEREM BEJ VLORA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kthimin në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar shqiptar të letrave Ekrem bej Vlora.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara