Bie në pranga shqiptari i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi.

Një shqiptar i arratisur nga burgu i Trikalas në Greqi ka rënë në prangat e policisë. Fatos Sylaj, person i rrezikshëm dhe në kërkim nga Greqia, është vënë në pranga mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Mesohet se shqiptari eshte akuzuar nga policia greke per mese 30 grabitje te kryera gjate qendrimit atje.
Prej muajsh Sylaj ndiqej nga policia pasi kishte te dhena qe ishte larguar nga shteti grek dhe fshihej ne Shqiperi ose ne Kosove.
Sipas medias greke, që ka cituar burime të policisë vendase, një prej të arratisurve nga burgu i Trikalas, ka qenë implikuar në grabitjen e banesës së Argita Malltezit, vajzës së kryeministrit Sali Berisha, në Tiranë.
Siç bën të ditur e përjavshmja greke, Real News, grabitja kishte ndodhur më 22 tetor 2005 dhe policia shqiptare kishte identifikuar shenjat e gishterinjve të dy personave, njeri prej tyre, gjithmonë sipas gazetës greke, ishte Fatos Sylaj, i datëlindjes 1982, i cili para tre muajsh u arratis me dhjetë bashkatdhetarë të tjerë të tij nga burgu i Trikalas në Greqi.
Real Neës jep detaje për vjedhjen e ndodhur në vitin 2005 në banesën e çiftit Malltezi, ku sipas citimeve të policisë greke, hajdutët kishin hyrë nga pjesa e mbrapme dhe thuhet, u morën sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.
Ndërsa vazhdojnë pa asnjë rezultat kërkimet e policisë për gjetjen e marjan Kolës dhe Ilir Kupit, dy të arratisur të tjerë nga burgu i Trikalas, për Fatos Sylajn burimet e policisë greke thonë se ai është ndarë nga të tjerët që nga momenti i arratisjes dhe tashmë ndodhet në Kosovë.
Sipas policisë, Sylaj akuzohet për të paktën 30 grabitje me armë në Korfuz, Igumenica dhe zona të tjera të Greqisë perëndimore.
Add new comment