Shoferët e furgonave protestë te Parlamenti, Kalaja: Kërkojmë bisedime.

Shoferët e furgonave protestuan ditën e sotme para Parlamentit në kohën kur pritej të mbahej seanca plenare.
Kryetari i Sindikatës, Gëzim Kalaja tha se qytetarët kanë votuar më 23 qershor për ditë më të mira ndersa theksoi se qeveria po zbaton një ligj që nuk zbatohet prej 16 vitesh.
“Urdhri i ministrit Haxhinasto për furgonat ka shkaktuar kaos, më parë 4 kryeministra nuk e kanë zbatuar këtë ligj”, tha Kalaja.
Ai theksoi se protesta është paqesore dhe qytetarët e mbetur pa punëkerkojnë bisedime. “Qindra qytetarë do t i bashkohen kësaj proteste, do protestojmë paqësisht para kryeministrisë”, tha Kalaja,
Ai aludoi se mos zhvillimi i seancës ne Parlament ne ora 10.00 është shenjë frikës që deputetët kanë nga protesta.
Add new comment