Përrenjas-Qafë Thanë, del nga rruga automjeti, dy të vdekur.

Dy persona kanë humbur jetën mesditën e sotme në një aksident tragjik në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Konfirmimi bëhet nga drejtori i Spitalit të Librazhdit. Sipas policisë një mikrobus me targë AA074AX është përplasur me një shtyllë.
Në aksident raportohet të ketë edhe disa persona të plagosur ndërkohë që katër persona ndodhen në gjendje kome. Në mikrobus nga informacionet paraprake raportohet se ndodheshin 25 persona. Në aksident dyshohet të kenë mbetur të plagosur të paktën 8 persona.
Add new comment