Arkiv-Lajme të përditësuara
Elbasan, bie nga lartësia, vdes aksidentalisht 24-vjeçari.
Një 24-vjeçar ka vdekur aksidentalisht sot teksa punonte në një godinë në ndërtim ne Elbasan. Burime të Policisë bënë të ditur se “ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spital Enea Muça, i cili kishte tre ditë që punonte si hekurkthyes në një godinë katërkatëshe në ndërtim në zonën e ish- Metalurgjikut”.
Mësohet se 24-vjeçari me banim në fshatin Katund i Ri të Elbasanit ka rënë aksidentalisht nga kati i katërt, si pasojë e humbjes së ekuilibrit.
Rikthehet taksa 40 euro Shqipëri-Kosovë, kamionët bllokohen në Vërmicë.
Autoritetet doganore të pikës kufitare në Vërmicë, kanë rikthyer tarifën prej 40 eurove, të cilën duhet që ta paguajë çdo drejtues automjeti, i tonazhit të rëndë, i cili transporton mallra nga Shqipëria në Kosovë.
Rikthimi i kësaj procedure, e cila hedh poshtë procedurat e përshpejtuara që ishin vënë në fuqi që nga shtatori i vitit të shkuar, ka bërë që në këtë pikë kufitare të bllokohen dhjeta kamionë, të cilët e kundërshtojnë kategorikisht këtë masë.
Shkodër, persona të pa identifikuar plagosin me armë 37-vjeçarin.
Një person është plagosur me armë në Shkodër mbrëmjen e sotme. Policia thotë se me date 04.03.2014 rreth ores 19.00 ne vendin e quajtur Lagjja “Salo Halili” Shkoder eshte plagosur me arme zjarri pistolete me nje plumb ne shpine nga persona te pa identifikuar shtetasi Rrenato Gjoka vjeç 37 banues ne Lagjen “Salo Halili” Shkoder.
Sipas policisë, ky shtetas aktualisht ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkoder ne gjendje te rende per jeten. Ne vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policise dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje.
Sulmi brenda komisariatit të Fushë-Krujës, Prokuroria: Akt terrorist, tre pista hetimi.
Sulmet me tritol brenda komisariatit të Fushë-Krujës janë cilësuar si akte terroriste nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë lidhur me ngjarjet janë hapur tre pista hetimi.
E para është përhapja e panikut në popullatë. Pista e dytë e hetimit është presion ndaj policisë dhe pista e tretë ndonjë konflikt i mundshëm i drejtuesve të policisë.
Lënda e përdorur në sulmet ndaj komisariatit të Fushë-Krujës dyshohet të jetë eksploziv për minierat. Sipas Prokurorisë autori rrezikon dënim nga 15 vite burg në burgim të përjetshëm.
Tiranë, i vihet zjarri makinës së policisë, dëme materiale.
Makina e një efektivi të policisë është djegur sot gjatë natës. Mësohet se mjeti tip ‘Toyota’ është përfshirë nga flakët në zonën ‘Ali Demi’.
Rreth orës 2 të mëngjesit makina e cila i përkiste efektivit të policisë me iniciale M.M është shkrumbuar nga flakët.
Zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe për të nisur hetimet e zbulimit të autorëve të aktit kriminal.
Nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. Pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve të mundshme për motive pronësie.
Tiranë, 65-vjecari godet me vezë Petrit Vasilin para Presidencës.
Një person ka tentuar të godasë përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili gjatë një deklarate për median para presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne ora 12.50 ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” para portes hyrese te presidences. Autori i ngjarjes eshte identifikuar nga policia me emrin Mustafa Gjyzeli, 65 vjec.Perfaqesuesi i LSI, Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar te kesaj force politike ne Parlament, kishte dale nga takimi me presidentin Bujar Nishani ne lidhje me konsultimet per anetaret e gjykates se larte dhe po jepte nje deklarate per median.
Vlorë, gruaja e padit për dhunë, arrestohet nga policia.
Një shtetase me inicialet M.P, nënë e dy fëmijëve, në qytetin e Vlorësa ka denocuar bashkëshortin e saj në polici për shkak të dhunës së vazhdueshme.
Pas telefonatës në sallën operative bultë e Vlorës kanë ndërhyrë menjëherë gjatë natës së djeshme ne lagjen “24 maji” duke vënë në pranga dhunuesin.
Sipas dëshmisë së gruas, bashkëshorti i saj e keqtrajtonte dhe vinte në banesë gjithmonë i dehur. Gjithashtu gjendja e vështirë ekonomike çonte ne konflikte të herëpashershme. Gjykata ndërkaq, pas denoncimit të gruas së dhunuar, ka lëshuar një urdhër mbrojtje ndaj saj.
Administrata Tatimore mbledh 12.3 miliardë lekë në muajin shkurt.
-Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj deklaroi të martën se të ardhurat e mbledhura gjatë muajit shkurt të këtij viti janë rreth 1.2 miliard lekë më të larta ose 16 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rezultatet e këtij muaji, tha Shehaj, tregojnë ritmin pozitiv të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit, në zbatim të detyrave të ngarkuara dhe programit të qeverisë shqiptare.
Në vitin 2011 astrologu rus parashikoi: Lufta III Botërore në mars 2014!
Më 25 mars të vitit 2011 gjatë një konference të astrologëve në Moskë astrologu rus, Pavel Globa kishte parashikuar se Lufta e Tretë Botërore do të niste ose gjatë lojërave Olimpike Dimërore të Sochit ose pas përfundimit të tyre, në muajin mars.
Atëherë pak kush e kishte marrë seriozisht, por sot kur Rusia ka pushtuar Krimenë, pjesë e Ukrainës, ky parashikim nuk mund të injorohet.
Aksidenti tragjik ku humbën jetën babë e bir, Familja: Të kryhet riekspertim i ngjarjes.
Bujar dhe Sabian Brahja babë e bir humbën jetën në spital pak ditë pasi u aksidentuan nga një automjet në rrugën e re që po ndërtohet në Sauk të vjetër. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin tragjik është liruar nga prokuroria me detyrim paraqitje. Një vendim i tillë ka irrituar të afërmit e viktimave të cilët apelojnë që organet ligjzbatuese të dënojnë të gjithë shkaktarët e ngjarjes dhe të mos kompromentojnë ekspertimin.