Tiranë, 65-vjecari godet me vezë Petrit Vasilin para Presidencës.

Postuar në 04 Mars, 2014 08:10

Një person ka tentuar të godasë përfaqësuesin e LSI, Petrit Vasili gjatë një deklarate për median para presidencës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ne ora 12.50 ne bulevardin “Deshmoret e Kombit” para portes hyrese te presidences. Autori i ngjarjes eshte identifikuar nga policia me emrin Mustafa Gjyzeli, 65 vjec.Perfaqesuesi i LSI, Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar te kesaj force politike ne Parlament, kishte dale nga takimi me presidentin Bujar Nishani ne lidhje me konsultimet per anetaret e gjykates se larte dhe po jepte nje deklarate per median.

Nje person, i moshes rreth 45 vjec, eshte afruar papritur dhe ka qelluar me veze nderkohe qe Vasili ka arritur te shmanget.

Autori ka tentuar serish te qelloje me dore Vasilin, por ne kete kohe eshte bllokuar nga efektivat e Gardes. I pyetur per kete ngjarje, zyrtari i LSI, tha se nuk e njeh autorin e ngjarjes.

Personi eshte ndaluar nga gardistet qe ia dorezuan me pas ate policise nderkohe qe mesohet se para sulmit fizik, ky qytetar ka demtuar edhe automjetin e kryetarit te grupit parlamentar te LSI ne zonen e Bulevardit.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.