Arkiv-Lajme të përditësuara

Ish-kryeministri kroat Sanader dënohet me 9 vjet burg, i konfiskohet pasuria.

Postuar në 11 Mars, 2014 10:07

Përfundon procesi gjyqësor ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader, pas dy vitesh hetime. Sanader është dënuar me nëntë vite burg. Në dënim do të numërohen edhe koha e kaluar në burgun hetues.

Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara. Përpos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.

Avioni i zhdukur, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore.

Postuar në 11 Mars, 2014 10:05

Vijon të ngelet mister aeroplani “Malaisy Airlines”. i cili u zhduk natën e të shtunës.  Sekretari i Përgjithshëm i interpolit , Ronald K. Noble, në një konferencë shtypi në Lion, shpjegoi se ” Sa më shumë informata që ne kemi, aq më shumë ne kemi dalë në përfundimin se kjo nuk ishte terrorizëm”.

Kapet në Tiranë i kërkuari Përparim Kovaci i dënuar me 12 vjet burgim.

Postuar në 11 Mars, 2014 07:28

Kapet në Tiranë i kërkuari Përparim Kovaci i dënuar me 12 vjet burgim për veprën penale të Mashtrim më shumë se njëherë  me pasoja të rënda. Rreth orës 10:30 në rrugën “Myslym Keta”, Seksioni i Kërkimit ka bërë të mundur  kapjen e personit në kërkim Përparim Frrok Kovaci, 40 vjec, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë.

Trafiqet në Itali, gjykata e Tiranës lë në burg pa afat “Ben Qimen”

Postuar në 11 Mars, 2014 07:24

Gjykata e Tiranës vendosi sot pas mesditës masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin nga Fieri, Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe si Ben Qimja.

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata miratoi mbajtjen ne burg të 45-vjecarit me qëllim ekstradimin e tij ne Itali, ku akuzohet nga gjykata e Torinos, për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sipas prokurorisë, biznesmeni nga Fieri ishte shpallur në listën e Interpol Roma si i kërkuar ndërkombëtar pas vendimit të dhënë në mungesë ndaj tij nga Gjykata e Torinos në vitin 2010.

Fier, dega lokale e FRD braktis Topin, bashkohet me PD.

Postuar në 11 Mars, 2014 05:23

Dega e FRD në qarkun e Fierit, ka deklaruar sot largimin nga kjo forcë politike.
Kryetari i degës së FRD në Fier, Lazar Kolici deklaroi se formacioni lokal i kësaj partie ka vendosur ti bashkohet PD-se si forca e vetme politike e djathtë në vend.
“FRD ne Fier, ka vendosur largimin nga kjo parti dhe programi i saj dhe bashkimin me Partinë Demokratike. Ftoj gjithë anëtarët e qytetit dhe qarkut të Fierit, që ti bashkohemi Partisë Demokratike si forca e vetme politike e djathtë në vend’, ka thënë Kolici.

Tiranë, imami i xhamisë me 6 të tjerë arrestohen për terrorizëm në Siri.

Postuar në 11 Mars, 2014 04:40

Shtatë persona janë arrestuar me udhër të prokurorisë së krimeve të rënda në katër qytete gjatë natës së kaluar. Një aksion i prokurorisë së krimeve të rënda, pas zbulimit të celulës nga Shërbimi Informativ ka vënë në lëvizje njësitë e forcave speciale të  policisë, të cilat kanë vënë në pranga shtatë të dyshuarit, mes të cilëve edhe një imam xhamie që predikonte pjesëmarrjen në luftime në Siri në xhaminë e Unazës së Madhe në Tiranë.

Tragjedia në Lecco, babai: Edlira vrau vajzat e mia, nuk do ta fal kurrë.

Postuar në 11 Mars, 2014 04:32

“Ishte një nënë e mirë, por vrau vajzat e mia. Nuk mund ta fal kurrë”. Kështu ka deklaruar pas kthimit nga Shqipëria babai i tre vajzave të vrara nga nëna e tyre, Bashkim Dobroshi.

Ish-burri i nënës vrasëse, babai i Simonës 14 vjeçe, Keisit 10 vjeçe dhe Sindyt 3 vjeçe është i pikëlluar nga ngjarja. “As nuk dua të mundohem ta kuptoj ish-gruan”, ka thënë ai gjatë dëshmisë për policinë italiane në Lecco, ku deri pak muaj më parë jetonte me familjen e tij.

Durrës, përfshihet nga flakët një automjet, pronari: Ngjarja aksidentale.

Postuar në 10 Mars, 2014 15:55

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës. 
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se makina me targa italiane ishte e parkuar në anë të rrugës, kur ka shpërthyer në flakë.

Sipas policisë, automjeti i djegur është në pronësi të një qytetari nga Durrësi, i cili ka deklaruar se ngjarja ishte aksidentale. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur persona të lënduar.

Kakavijë, arrestohet ish-presidentja e “Gjallica”, Shemsie Kadria.

Postuar në 10 Mars, 2014 10:47

Arrestohet në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë, Shemsie Kadria, ish presidente e kompanisë piramidale “Gjallica”.
Policia ka thënë se Shemsie Kadria, po tentonte të largohej në drejtim të Greqisë, kur kompjuteri e nxori person në kerkim për llogari të Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.

Drejtoria e Doganave: Gati Kodi i ri Doganor.

Postuar në 10 Mars, 2014 09:05

Kodi i ri Doganor është gati dhe pritet që të nisë prezantimin te komuniteti i biznesit. Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Kodi i ri Doganor është hartuar dhe prezantuar para Këshillit Kombëtar Ekonomik. Burimet thanë se Kodi po shqyrtohet edhe nga ministria e Financave dhe më pas do t’i prezantohet komunitetit të biznesit.

Kodi i ri Doganor, thanë burimet, synon përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Ajo që është thelbësore në këtë projekt, është vendosja e një sporteli të vetëm doganor .

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara