Kakavijë, arrestohet ish-presidentja e “Gjallica”, Shemsie Kadria.

Postuar në 10 Mars, 2014 10:47

Arrestohet në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë, Shemsie Kadria, ish presidente e kompanisë piramidale “Gjallica”.
Policia ka thënë se Shemsie Kadria, po tentonte të largohej në drejtim të Greqisë, kur kompjuteri e nxori person në kerkim për llogari të Drejtorisë së Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit.
Ish-Presidentja e firmës piramidale Gjallica, akuzohet për mashtrime në shuma të mëdha. Ajo është denoncuar nga tre qytetarë të ndryshëm të cilët e kanë akuzuar se ne vitet 2008, 2009 dhe 2010 pas lirimit nga burgu, u ka marrë shuma nga 30 mijë deri në 60 mijë euro, për prenotime apartamentesh të cilat më pas nuk u janë dhënë personave që kanë paguar paratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.