Ish-kryeministri kroat Sanader dënohet me 9 vjet burg, i konfiskohet pasuria.

Përfundon procesi gjyqësor ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader, pas dy vitesh hetime. Sanader është dënuar me nëntë vite burg. Në dënim do të numërohen edhe koha e kaluar në burgun hetues.
Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara. Përpos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.
Add new comment