Avioni i zhdukur, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore.

Vijon të ngelet mister aeroplani “Malaisy Airlines”. i cili u zhduk natën e të shtunës. Sekretari i Përgjithshëm i interpolit , Ronald K. Noble, në një konferencë shtypi në Lion, shpjegoi se ” Sa më shumë informata që ne kemi, aq më shumë ne kemi dalë në përfundimin se kjo nuk ishte terrorizëm”.
Disa detaje të reja sa i takon pasagjerëve që hipën në avion me pasaporta të vjedhura bëhen për herë të parë publike. Bëhet fjalë për dy shtetas iranian, bëri me dijë policia Malajzia. Autoritetet kanë identifikuar dy burrat, të cilët kanë qenë pjesë e grupeve terroriste. Emrat e tyre janë Pouria Mehrdad Nour Mohammad, 18-vjeç, i cili i cili kishte emigruar në Gjermani dhe shtetasi i dytë u identifikua, Delavar Seyed Mohammadreza, 29-vjeç.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të interpolit bëhet fjalë për trafikim të qenieve njerëzore. Ndërkohë, një tjetër detaje që ngelet mister është fakti se si ka mundësi që telefonat e pasagjerëve në bordin e avionit u shkon thirrja telefonike?!
Add new comment