Trafiqet në Itali, gjykata e Tiranës lë në burg pa afat “Ben Qimen”

Gjykata e Tiranës vendosi sot pas mesditës masën e sigurisë arrest me burg për biznesmenin nga Fieri, Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe si Ben Qimja.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata miratoi mbajtjen ne burg të 45-vjecarit me qëllim ekstradimin e tij ne Itali, ku akuzohet nga gjykata e Torinos, për pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës.
Sipas prokurorisë, biznesmeni nga Fieri ishte shpallur në listën e Interpol Roma si i kërkuar ndërkombëtar pas vendimit të dhënë në mungesë ndaj tij nga Gjykata e Torinos në vitin 2010.
Ben Qimja u arrestua nga forcat speciale natën mes të shtunës dhe të dielës së javës së kaluar. Sipas policisë, arrestimi është kryer gjatë kohës që biznesmeni lëvizte me një makinë të blinduar nga Tirana në drejtim të Fierit.
Add new comment