Shkodër, “montuesi” i bombave me celular u zbulua nga “spiunimi” i qytetarëve.

“Montuesi” i bombave me celular në Shkodër, Taf Balilaj është arrestuar nga policia pas një telefonate në sallën operative të policisë së Shkodrës e cila ka njoftuar për të shtëna armësh në banesën e 61-vjecarit.
Ditën e sotme gjykata e Shkodrës la në burg të akzuuarin ndërsa prokuroria ka zbardhur gjithë ngjarjen në mënyrën si ka ndodhur ajo.
Me dt.04.03.2014, mbi aktet e ardhura me shkresën dt 04.03.2014 nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Taf Balijaj.
Çështja ka filluar pasi me dt.04.03.2014 rreth orës 08.40 min është marrë njoftim në sallën operative në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër lidhur me faktin se tek banesa e shtetasit Taf Balijaj në lagjen « Gurre », në fshatin Kurte të komunës Gruemirë kishte krisma armësh.
Me të marrë njoftimin është formuar grupi hetimor i cili ka shkuar në vendin ku u dha informacioni, ku pas kontrollit të ushtruar fillimisht në ambjentet e banesës, dhe tek një kasolle në distancë rreth 1m nga banesa. Nga kontrolli i një dhome që gjendet në anen perendimore nuk u gjet asnjë send që përbën prove materiale për ndonjë vepër penale.
Më pas kontrolli vazhdoi tek dhoma ngjitur me atë të anës përëndimore dhe më tej tek kontrolli tek një kasolle që gjendet në distancë 2.3 m nga këndi juglindor i kësaj banese. Po kështu kontrolli (kqyrja) vazhdoi në distanncë 8.5m nga faqata veriore e kësaj kasolleje, në një shpat mali. Nga kontrolli i këtyre tre vendeve janë gjetur (fiksuar) disa sende që përbëjnë provë materiale e konkretisht :
Në dhomë u fiksuan :
a) Një arkë druri me 9 krehëra me fsihekë
b) 50 fishekë mod 54 te mbështjella apo vendosura në 5 copa materiali (shami) të ndryshme.
c) Pushkë 20-tëshe mod 63, gjysëm automatike me një krehër me fishekë,
d) Armë gjahu teke , me një rrip me fishekë
e) Dy palë dylbi.
f) Dy kundra gaza.
Nga kontrolli i mëtejshëm në kasolle u fiksuan :
g) 9 (nëntë) copë kallëpe tritoli
h) Tre kuti me kapsolla detonatore ,
i) Një sasi fitili zjarrpërcjellës rreth 150 meter (njëqind e pesëdhjetë).
j) Pesë arka me fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm.
k) Një arkë me fishekë mod 56 të mbështjella me letër ngjyrë kafe dhe të futura në thes plastmasi dhe qese plastmasi.
Nga kontrolli (kqyrja në shpatin e malit) u fiksuan :
l) Dy armë zjarri model 56 (Fiksuar gjatë kontrollit të shpatit të malit pranë kasolles).
m) 97 (nëntëdhjetë e shtatë) granata luftarake
n) 236 (Dyqind e tridhjetë e gjashtë) kallëpe tritoli. (Fiksuar gjatë kontrollit të shpatit të malit pranë kasolles).
o) 9 (nëntë fishekë) të kalibrit 12.7 mm. (Fiksuar gjatë kontrollit të shpatit të malit pranë kasolles).
Në procesverbalin e kontrollit të banesës, është shënuar se «I zoti i banesës që quhet Taf Elez Balilaj, deklaroi se sendet e fiksuara gjatë kontrollit janë të tijat dhe janë blerë nga ai në kohë të ndryshme ».
Është bërë sekuestrimi i provave materiale të fiksura gjatë kontrollit të banesës, kontrollit të kasolles dhe më tej në shpatin e malit pranë kasolles.
I pyetur si person në hetim, shtetasi Taf Balijaj ka deklaruar se sendet që janë fiksuar gjatë kontrollit janë të tijat dhe ishin të fshehura nëpër shtëpi, prandaj për këtë fakt nuk kanë pasur dijeni as familjarët e tij. Së dyti ai ka deklaruar se armët e zjarrit i kishte blerë nga një person i panjohur në vitin 1997 në fshatin Dragoç, pushkën 20 – tëshe e kishte gjetur në mal përpara 8 vitesh, ndërsa arma e gjahut ishte me leje të lëshuar nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe. Po kështu lidhur me lëndën plasëse tritol, pretendon se e ka gjetur në fshatin Dragoç në kanal dhe këtë sasi tritoli e kishte marrë për ta përdorur për hapur rrugën pasi ishte shumë e keqe.
Ai deklaron se armët e zjarrit nuk i kishte përdorur dhe i kishte mbajtur në banesë për vetëmbrojtje. Personi nën hetim ka sqaruar se kishte dy djem, te cilet prej vitesh jetonin me familjet e tyre larg shtepise se te atit. Gjithashtu ai ka sqaruar se nuk kishte konflikte apo probleme me ndonjë person.
Nisur nga sa më sipër, me datë 04.03.2014, ora 14.00, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Taf Balijaj, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal
Comments
O idjote si fillim eshte 80
O idjote si fillim eshte 80 vjec
Add new comment