Parandalohet vrasja në Tiranë, dy autorët në pranga, një në kërkim.

Postuar në 07 Mars, 2014 03:31

Policia e Tiranës njoftoi se ka parandaluar një vrasje në kryeqytet. Burimet zyrtare theksuan se më datë 06.03.2014 rreth orës 02.30’ nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, si rezultat i një operacioni policor të koduar “Hajmel”, është bërë e mundur identifikimi dhe më pas arrestimi në flagrancë  i shtetasve:

- Edmond Mark Ndoja, 28 vjec, lindur dhe banues në Shkodër,
- Plorent Gjergj Ndoja, 27 vjec, banues në Hajmel Shkodër ndërkohë që u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit Ylber Garubi, 35 vjec, lindur dhe banues ne Shkodër.
Procedimi ndaj tyre filloj sepse dje në segmentin rrugor Tiranë – Durrës pas një konflikti të castit me shtetasit Besnik Gaçi dhe Adriatik Qarri, respektivisht të moshave 32 vjec, është parandaluar një ngjarje me armë zjarri përmes tyre nga strukturat e policisë.
Ndërkohë që gjatë një kontrolli të menjëhershëm të ushtruar, janë kapur në flagrancë me një armë zjarri kallashnikov 100 copë fishekë si dhe një sasi lënde narkotike e llojit Heroinë, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të Kanosjes, Armëmbajtjes pa leje, si dhe Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, parashikuar nga neni 84, 278 dhe 283 të Kodit Penal.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.