Tirane, ndryshon proçedura e aplikimit per viza ne Britani, ja rregullat e reja.

Ambasada britanike ka bërë me dije se, duke filluar nga 19 marsi 2014, do të ndryshojë procedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga ambasada. Për rrjedhojë, aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga‘Teleperformance Ltd’, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë.
Aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohen më pas pranë një qendre rajonale në ambasadën britanike në Varshavë për procedim të mëtejshëm. “Kriteret në dhënien e vizave do të mbeten të njëjta. Personeli i Qendrës së Aplikimit për Vizë nuk ka asnjë rol në vendimmarrjen që lidhet me aplikimet për vizë. Procedura të ngjashme po hyjnë në fuqi dhe në ambasadat britanike në Europën Qendrore dhe Lindore si edhe më gjerë”, thekson ambasada në njoftimin zyrtar.
Add new comment