Kosova vendos marrëdhëniet diplomatike me Gabonin.

Republika e Kosovës vendos marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Gabonit. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Muhamedin Kullashi dhe ambasadori i Republikës së Gabonit në Francë, Germain Ngoyo Moussavou, kanë nënshkruar protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike bilaterale.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të protokollit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila u zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Paris, të dy ambasadorët vlerësuan lartë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke u fokusuar në fushën politiko-diplomatike, ekonomike dhe kulturore.
Nga Parisi, në njoftimin e dërguar sot të MPJ-së kosovare bëhet e ditur se, ambasadorët Kullashi dhe Ngoyo Moussavou rikonfirmuan përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Gabonit për promovimin dhe mbështetjen e parimeve universale si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe paqes botërore.
Pas ceremonisë së vendosjes se marrëdhënieve diplomatike, ambasadorët diskutuan ndërmarrjen e hapave konkretë të mëtejmë, për të thelluar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve
Add new comment