Tiranë, zjarr në banesë pranë shkollës “11 janari”

Një zjarr ka rënë sot në katin e dytë të një pallati, pranë shkollës “11 Janari” në kryeqytet. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Burimet e policisë kanë thënë se ngjarja ka ndodhur në një apartament ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.
Add new comment