Kosovë, ndalohet me ligj përfshirja e qytetarëve në konflikte jashtë vendit.

Parlamenti i Kosovës ka miratuar projektligjin, i cili ndalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit.
Gjatë prezantimit të këtij projektligji, sot në Kuvend, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi tha se me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe të sigurisë kombëtare MPB-ja ka marrë iniciativë për hartimin e projektligjit për përcaktimin e veprës penale, të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtritë ose policitë e huaja, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në jashtë territorit të Kosovës.
“Është vërejtur një trend i rritjes së numrit të individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë, me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit po bashkangjiten në formë të organizuar apo të pavarur në kryengritje apo konflikte të ndryshme jashtë vendit. Pas një analize kemi ardhur në përfundim se kjo po bëhet për shuma të caktuara të parave apo privilegjeve tjera”, tha ministri.
Ai tha se projektligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, Prokurorinë, Gjykatën Supreme, Zyrën Ligjore të Zyrës së Kryeministrit, si dhe AKI-në, me ç‘rast janë dakorduar plotësisht lidhur me dispozitat e këtij ligji.
Projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, u mbështet në parim nga deputetët e Kuvendit
Add new comment