Arkivolёt e tre vajzave tё vrara nё Itali sillen nё Dobrush tё Kukёsit.

Postuar në 15 Mars, 2014 05:13

Trupat e pajetё tё tre vajzave shqiptare qё u vranё nga nёna e tyre nё Itali pritet tё mbёrrijnё nё atdhe. Arkivolёt mёsohet tё jenё transportuar pёrmes portit tё Barit me traget drejt Durrёsit e mё pas do tё dёrgohen nё fshatin Dobrush tё Kukёsi ku do tё pёrcillen pёr nё banesёn e fundit.

Simona, Keisi dhe Sindi Dobrushit ju krye ceremonia e lamtumirёs ditёn e enjte nё qytetin e Lecos ku dhe humbёn jetёn tragjikisht.

37-vjeçarja Edlira Dobrushi, e divorcuar, vrau tre vajzat e saj, ku sipas rrëfimit të saj në polici, dy vajzat e vogla i ka vrarë në gjumë, ndërsa vajza e madhe Simona duket se ka luftuar të shpëtojë nga thika që i drejtohej nga dora e asaj që i dha jetë, ka arritur të telefonojë në polici, por ka qenë tepër vonë.

Njё ndёr elementёt e veçantё tё ceremonisё sё mbajtur nё Itali ishte letra e babait tё vajzave qё u kёrkonte falje qё nuk u dha jetёn qё duhej e qё e meritonin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.