Mbërrijnë në Durrës, trupat e tri vajzave të vrava me thikë nga nëna.

Janë rikthyer në atdhe, por tashmë jo për të kaluar disa ditë pushimi, por për tu prehur përgjithmonë në vendin e tyre. Trupat e pajetë të tre vajzave që u masakruan me thikë nga nëna e tyre mbërritën në portin e Durrësit rreth ores 11:30 të ditës së sotme.
Tre arkivolët janë nisur nga porti i Barit në Itali me traget rreth orës 23:00 të së premtes. Më pas ato do të transportohen drejt qytetit të Kukësit ku dhe do të zhvillohet ceremonia mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet rreth orës 14:00 në fshatin Dobrush të Kukësit.
Vajzat janë pritur në port mes lotësh dhe dhimbjes nga shumë familjarë dhe të afërm. Trageti me tre trupa e pa jetë ka mbërritur me 4 orë vonesë, ai pritej të mbërrinte në portin e durrësit rreth ores 08:30.
Tre vajzat u masakruan barbarisht me thikë nga nëna e tyre Edlira Copa e cila pranoi autorësinë e vrasjeve pas arrestimit. Ngjarja tronditëse ndodhi në datën 9 mars në Lecco të Italisë. Motivet mbeten mister. Ndërsa nëna që me gjakftohtësi u mori jetën që u kishte dhuruar bijave të tyre deklaron se nuk është penduar për krimin makabër.
“Bëra gjënë e duhur, duke i shpëtuar nga një fat mizor dhe i pamëshirshëm. I mbrojta nga të këqijtë, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta”. Kjo ka qenë dëshmia që 37-vjeçarja Edlira Dobrushi, pa derdhur asnjë pikë loti dhe më e sigurt se kurrë, ka dhënë para autoriteteve italiane pas masakrimit të tri vajzave të saj.
Add new comment