Korcë, babai i dehur qëllon me sopatë djalin, 22-vjeçari plagoset në gjumë.

Postuar në 22 Mars, 2014 09:51

Një djalë 22 vjecar është plagosur rëndë ditën e sotme në Korcë pas një konflikti në familje.
Policia ka thënë se autori i krimit, shtetasi Thoma Sejdarasi ka qene ne gjendje te dehur në momentin që ka qelluar djalin e tij. I plagosuri ka qenë në gjumë në momentin kur është qëlluar me sopatë.

Policia ka thene se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në  lagjen nr.8 të qytetit të Korçës.  Pas një grindje mes babait dhe djalit,  ky i fundit mesohet se i kërkonte vazhdimisht të atit të linte alkoolin.
Alban Sejderasi 22 vjeç është qëlluar në kokë me sëpatë teksa ishte në gjumë nga babai i tij Thoma Sejderasi 52 vjeç. Sipas policisë 52-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur në momentin që ka ngritur sëpatën ndaj të birit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.