Durrës, 7 raste të dhunës në familje brënda 24 orëve të fundit.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:49

Shtate raste te dhunes ne familje jane regjistruar gjate 24 oreve te fundit ne Durres.Policia ka thene se shtate persona jane paraqitur dhe kane kerkuar mbrojtje nga te afermit e tyre pas akteve te dhunes.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 20.03.2014 u plotësua Kërkesë- Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për:
-Një shtetase 18-vjecare,  banuese në Durres, sepse gjyshi i saj, shtetasi  I.L., 72 vjec,  banues në Durres, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saja.
-Një shtetase 50-vjecare, banuese në Durrës, pasi bashkejetuesi i saj, shtetasi M.B., 48 vjec, banues ne Tiranë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
-Një shtetase 20-vjecare, banuese në Durrës, ndaj së cilës ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëjetuesi i saj shtetasi F.R., 19 vjec, banues ne Durres.
-Një shtetase 52-vjecare, banuese në  rrethin Durres, sepse bashkëshorti i saj shtetasi B.M., ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
-Një shtetas 29-vjecar, banues ne rrethin Shijak, sepse babai i tij shtetasi S.E., 60 vjec, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Gjithashtu lidhur me rastin ne fjale më date 20.03.2014, ora 13.30, filloi proçedimi penal në gjendje të lire për shtetasin A.E., 29 vjec, pasi rreth orës 09.50 ka bërë kallëzim shtetasi S.E.,  60 vjec, i cili pretendon se  është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga djali i tij shtetasi A.E.. Materialet proceduriale lidhur me kete rast iu kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vepren penale ”Dhune në familje”.
-Një shtetase 36-vjecare, banues në  rrethin Shijak, sepse bashkëshorti i saj  shtetasi A.H., 43 vjec,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
-Një shtetase 45-vjecare, banuese në Krujë, sepse ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike bashkëshorti i saj shtetasi M.Ç.,  54  vjec,  banues në Krujë.
Materialet bazuar në Ligjin Nr 9669 datë 18.12.2006 iu kaluan per vleresim Gjykatës  Rrethit  Durrës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.