Vritet me armë zjarri emigranti shqiptar në Verona.

Postuar në 21 Mars, 2014 12:55

Vritet një shtetas me armë zjarri ne Verona te Italise. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës mes së enjtes dhe së premtes në Itali, në lokalitetin e Pastrengos, pranë qytetit të Veronës.Sipas mediave italiane 42-vjeçari, i divorcuar dhe me një djalë, është qëlluar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpi.
Ende nuk është e qartë dinamika e vrasjes, ndërkohë që nga hetimet e para ka rezultuar se viktima jetonte në Itali prej shumë vitesh. Mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.
Pak ditë më parë një shtetas shqiptar u vra në mënyrë të ngjashme në qytetin e Riminit. 26-vjeçari Nimet Ziberi u qëllua me gjashtë plumba pistolete në parkingun e një supermarketi, duke mbetur i vdekur në vend.
Në momentin e vrasjes Ziberi ishte duke ecur, kur papritur drejt tij u afrua një automjet dhe vrasësi e qëlloi para syve të gruas dhe të dy fëmijëve të viktimës. Familja kishte shkuar në supermarket për të bërë pazar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.