Kosovë, përplasje me armë në Pejë, dy të vrarë e 6 të plagosur.

Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Pejë, tha se sot rreth orës 15 e 40 minuta, afër Hotel ”Gold” në Pejë, ka pasur gjuajtje me armë zjarri nga një veturë “Jep Grand Cherokee”. Sipas tij, dy persona janëkonfirmuar se kanë vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë në spitalin rajonal të Pejës, të cilët po kurohen.Njëri nga të vdekurit është kalimtar rasti, ndëra tjetri i përfshirë në krim.
Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të fshatit Pishtan, ku edhe është gjetur makina e tyre e përfshirë në zjarr. Menjhërë janë informuar ekipet e zjarrëfikësve të cilët janë duke u mundur ta shuajnë zjarrin që mos të humbin gjurmët e të dyshuarve.
Nën mbikqyrjen e prokurorit, hetuesit janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë quar deri të vrasja e dygisht dhe plagosja e gjashtë personave.
Policia ka përgatitur një plan operativ, të quajtur Unaza e çeliktë dhe po bëhet përpjekje për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. ka raportuar Indeksonline.
Nga vendi i ngjarjes, thuhet se ky vend është mbushur me Polic dhe po ashtu shihen edhe automjetet e ndihmës së parë.
Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka konfirmuar gjtihashtu se dy persona janë sjellë të vdekur ne spital ndërsa shtatë të tjerë kanë marrë plagë dhe janë në sallë të operacionit, por jashtë rrezikut për jetë.
Valdet Kelmendi , i njohur me emrin Lara rreth 28 vjeç ka humbur jetën dhe një person tjetër i moshuar, që mund të ketë qenë kalimtar rasti. Viktima ka qenë objekt i sulmeve edhe heratjera, ndërsa jo shumë kohë më parë janë vrarë edhe disa familjarë të tij, përfshirë edhe babën e tij Shefqet Kelmendi i vrarë vitin e kaluar dhe axhën e tij, i vrarë disa muaj më parë.
Të gjitha vrasje e deritanishme të familjarëve Kelmendi kanë mbetur të pasqaruara, dhe ende nuk ka pasur të arrestuar.
Add new comment