Peshkopi, 18 vjet burg dy nuseve, vranë vjehrrën me vaj të nxehtë në vesh.

Postuar në 25 Mars, 2014 07:01

Gjykata denon dy nuset qe akuzohen se vrane vjehrren e tyre me vaj te nxehte ne vesh, ne  kohen kur burrat ishin ne emigrim.  Gjykata e Peshkopise vendosi 10 vjet e 8 muaj  burg per Xhemile Skuken dhe 9 vjet e 8 muaj  per Hike Skuken,  me akuzen per vrasje ne bashkepunim.
Vrasja e  67 vjeçares ne Hatesh te Peshkopise, ndodhi  rreth nje vit me pare. Viktimes iu shkaktua vdekja nga njera prej nuseve e cila e groposi ate në kasollen e lopës me ndihmën e kunates tjetër.

Naime Skuka ka qëndruar për tre ditë e groposur në kasollen e bagëtive derisa u zbulua nga policia.
Pas autopsisë, u  konstatua se përveç  vrasjes me sende të forta, të moshuarës i është hedhur në vesh vaj i nxehtë.

Viktima Naime Skuka jetonte vetëm me dy nuset, pasi të dy djemtë ishin emigrantë.

Si pasoje e kesaj ngjarjeje, disa muaj me vone, njeri nga djemte e se moshuares, mori hak, duke vrare vellane e gruas se tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.