Hapet zyra e punës në Elbasan , Rama: Do ulim papunësinë

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar sot zyrën e punës në qytetin e Elbasanit. Sipas tij, hapja e kësaj zyre në këtë qytet ishte e nevojshme pasi, “Ky është një qark me papunësi të lartë. Qarku i Elbasanit renditet i treti për papunësinë”.
Rama nënvizoi më tej, se shkollat profesionale duhet të jenë të lidhura me biznesin.
Edhe kryebashkiaku i qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdiu tha se Elbasani ka nevojë për punësim. “Elbasani, duhet jetë epiqendra e punësimit”, u shpreh ai më tej.
Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj tha ndër të tera se kjo zyrë punësimi është edhe një vend ku mund të punësohen të kthyerit nga emigracioni.
Add new comment