Marrja e statusit kandidat, Veliaj: Holanda nuk është shtet skeptik, por partner.

Marrëveshjet janë vetë integrimi ka theksuar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një aktiviteti për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes Biznes Albania dhe qeverisë Holandeze. Veliaj theksoi se Holanda nuk është një shtet skeptik përsa i përket integrimit të Shqipërisë, por një partner.
“Di të them që janë shumë të kujdesshëm në mënyrën si i shpenzojnë paratë e tyre. Këto bashkëpunime funksionojnë. Dhe të gjithë ata që janë cinikë apo skeptikë prova e sotme e bashkëpunimit është më e gjallë që ky është integrimi.
Për ne kryesfidë mbetet marrja e statusit kandidat për në BE dhe Holanda nuk është shtet skeptik, por partner. Partner në një hap si ky ku falet mënyra si peshkohet dhe si bëhet biznesi. Administrata funksionon si biznes”,- u shpreh Veliaj.
Add new comment