Atentati në Tiranë, si i shpëtoi plumbave këshilltari i gjykatës së Lartë.

Postuar në 24 Mars, 2014 10:52

Një këshilltari ligjor i Gjykatës së Lartë ka shpëtuar paraditen e sotme nga një atentat me armë në zonën e ish-bllokut në Tiranë.
Juristi ndodhej në derën e kopshtit ku dërgonte djalin e tij kur u sulmua me armë.
Alban Dokushi, këshilltar i një anëtari të gjykatës së Lartë, po kthehej në automjetin e tij pas shoqërimit të djalit tëvogël në kopësht. Policia ka thënë se ndaj 35-vjeçarit është qëlluar me një plumb, i cili për fatin e mirë të tij nuk e ka prekur.
Juristi ka dalë nga automjeti i tij tip Citroen më shpejtësi dhe gjatë kësaj kohe ka pesuar dëmtime të lehta.
Dokushi është dërguar menjëherë për në një spital privat në Tiranë, ku mori ndihmën e parë dhe mësohet së ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi nuk ka marrë lëndime nga të shtënat me armë. Policia ka thene se arma e perdorur ne kete ngjarje ka qene nje pistolete.
Me hetimin e ngjarjes është angazhuar komisariati 2, duke ngritur edhe pistat e para. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë për një ngatërrim objektivi, duke qënë se Alban Dokushi nuk ka konflikte dhe njihet si njeri i qetë në rrethin e tij shoqëror dhe të punës.
Një tjetër pistë është edhe sulmi për shkak të detyrës së Dokushit në Gjykatën e Lartë, pasi ushtronte detyrën e këshilltarit ligjor i gjykatësit, Edmond Islamaj.
Paraprakisht 35 vjeçari i ka thënë policisë se nuk ka probleme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.