Sot bëhen 15 vjet nga bombardimet e NATO-s në Serbi.

Postuar në 24 Mars, 2014 06:11

Sot janë mbushur 15 vite që nga ndërhyrja e forcave ajrore të NATO-s kundër shënjestrave serbe në Kosovë dhe në Serbi. 

Sulmet të cilat patën filluar pas dështimit të bisedimeve paqësore në Rambuje, u bënë me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana.

Pas 78 ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me miratimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Një ditë më herët qe nënshkruar Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Në kuadër të KFOR-it u vendosën 37 200 ushtarë nga 36 vende, nga të cilët 30 000 ishin nga vendet e NATO-s. 15 vite pas bombardimeve, ndonëse me një numër shumë të vogël, forcat paqeruajtëse të NATO-s vazhdojnë operimin e tyre nëpër Kosovë.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.