Itali, bllokohet gomonia me 150 kg drogë, arrestohet shqiptari.

Nje shtetas shqiptar 26 vjeç u arrestua nga policia italiane pas kapjes se nje gomoneje pranë brigjeve të San Kataldos në Pulia.
Patrullat që po mbanin nën vëzhgim zonën ndoqën gjurmët e lëna nga mjeti lundrues në tokë dhe arritën të zbulojnë 150 kilograme marijuanë, të paketuar në shtatë çanta e të fshehur në një zonë të gjelbëruar të parkut të mbrojtur natyror.
Një shtetas shqiptar 26 vjeç, u arrestua me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai u ndalua nga policia në afërsi të vendit ku u zbulua droga dhe duket se kishte udhëtuar nga Shqipëria me gomonen e drejtuar nga një tjetër person, i cili është zhdukur pa lënë gjurmë.
Sipas hetuesve, droga ka mbërritur nga Shqipëria. Mendohet se rrjeti i drogës së sjellë nga Shqipëria në zonën e jugut ka degëzimet e tij në të gjithë vendin, në mënyrë të veçantë në veri të Italisë.
Add new comment