Zbulohet vrasësi i shqiptarit në Itali, policia: Kujdes, është i rrezikshëm.

Policia italiane ka bërë publik sot emrin dhe fotografinë e vrasësit të shtetasit shqiptar Nimet Ziberi i cili u ekzekutua me shtatë plumba pak ditë më parë. Sipas policisë, i dyshuari për vrasjen është një shqiptar, Paulin Nikaj, 35 vjeç.
Policia ka shpërndarë foton e tij dhe kanë paralajmëruar banorët që të kenë kujdes, pasi Nikaj është i armatosur me një pistoletë të kalibrit 7.65 milimetërshe dhe mund të reagojë në mënyrë të rrezikshme.
Në skedën e policisë jepen edhe të dhënat fizike mbi këtë person: Nikaj është rreth 177 centimetra i gjatë dhe mendohet se është duke drejtuar një makinë Citroen C4 me ngjyrë bludhe me targa DP767VT.
Nikaj prej 11 vitesh punonte në një ndërmarrje transporti a Monteçhio di Vallefoglia, ndërsa që prej ditës së hënë (17 mars 2014) kur kreu dhe krimin nuk është paraqitur në punë.
Ndaj shqiptarit mësohet se ka pasur disa raportime për posedim të drogave të lehta apo shkelje të kodit rrugor.
Nimet Zyberi, kishte qenë duke bërë pazar së bashku me familjen, ndërkohë pasi ishte kthyer të dorëzonte karrocën, ishte drejtuar për nga makina e tij tip ‘Mercedes-Benz’ ku po e priste gruaja dhe fëmijët. Në këtë moment vrasësi i është afruar duke e qëlluar shtatë herë në gjoks dhe pjesën e sipërme të trupit.
Add new comment