Të dehur e pa patente, arrestohen 5 drejtues mjetesh në Tiranë.

Pesë drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit pasi janë kapur me pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur ndërsa disa prej tyre kanë shkaktuar edhe incidente rrugore.
Burimet zyrtare të policisë renditën arrestimet.
Më datë 20.03.2014 rreth orës 09.00, u arrestua në flagrancë shtetasi Tasim Ferit Spahi, 48 vjec, banues në Tiranë, sepse rreth orës 22:45, në hyrje të autostradë në fshatin Mullet, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 838 ZH, në gjendje te alkolizuar ka devijuar nga rruga, duke dalë jashtë saj. Nga testi i alkolit ka rezultuar se konsumi i alkolit eshte mbi 05%. Neni 291 te K.P.
Më 21.03.2014 rreth orës 02.30, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gentjan Naim Kule, 42 vjec, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë sepse më datë 20.03.2013, rreth orës 19.00, në aksin rrugor Tiranë – Elbasan në fshatin Mullet, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen” me targë ENAJ 674, ka goditur mjetin tip “Fiat”, me targa AA019 CL, me drejtues shtetasin Durim Shefki Harizi, 40 vjec, banues në fshatin Baldushk Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar shtetasi Gentjan Kule, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak Tiranë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 dhe 291 të K. Penal.
Më datë 20.03.2014 rreth orës 10.45, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ardjan Bajram Elmadhi, 23 vjec, lindur dhe banues në Domen-Kryevidh Kavajë, sepse rreth orës 10.15, në lagjen Nr.1 Kavajë, është konstatuar duke drejtuar motorrçikleten e markës “Dayang”, me targë AI-328, pa leje drejtimi përkatëse, i cili është pronësi të shtetasit Ibrahim Peqini. Neni 291, K.Penal.
Më datë 20.03.2014 rreth orës 20.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mehdi Samedin Gjini, 24 vjec, banues në Durrës,. Arrestimi i tij u bë se në rrugën dytësore të Malit Robit, Golem Kavajë, është kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithëshme e Stacionit të Policisë Golem, duke drejtuar autoveturen tip “Benz 240”, me targë DR 2756 D, i papaisur me Leje Drejtimi për automjete. Neni 291 i K. Penal.
Më 20.03.2014 rreth orës 22.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Mexhit Kaseja, 28 vjec, banues në Çermë Proshkë, Lushnje. Arrrestimi i tij u bë sepse më datë 20.03.2014, rreth orës 18.00, në rrugën nacionale Peqin – Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, duke drejtuar një motorcikletë tip “Papaq” pa targa, rreth 50 c, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Rexhep Ilmi Korbi, i datëlindjes 01.02.1930, banues në fshatin Rrozej Elbasan dhe për pasojë të aksidentit kanë marrë dëmtime të konsiderueshme të dy këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin Rajaonal Durrës, ku shtetasi Rexhep Korbi, ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa shtetasi Jetmir Kaseja, ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Nenet 290 dhe 291 të K. Penal.
Add new comment