Lezhë, arrestohen për vjedhje 2 persona.

Policia ka vënë në pranga 2 persona të cilat akuzohen për vjedhje të antenave të celularëve. Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e antenave në fshatin Bacel.
Shtetasit Alfons Balla dhe Serafink Frroku akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në Lezhë. Pas hetimeve të shumta, policia ka vënë në pranga dy shtetasit e sipërpërmendur.
Balla dhe Frroku me datën 2 shkurt kanë vjedhur portën hyrëse të një banese. Ndërsa me datën 24 kanë vjedhur kishën e fshatit Spiten. Autorët kanë vjedhur edhe ndriçuesit e Kalasë në Lezhë.
Add new comment