Fushë Krujë, shpërthimi në derën e bashkisë, policia: Ende pa autor.

Policia e shtetit në një deklaratë zyrtare për shpërthimin e djeshëm në oborrin e bashkisë së Fushë Krujës, thekson se ngjarja është ende pa autor.
Burimet zyrtare kanë thënë se më datë 17.03.2014, rreth orës 19.40, në oborrin e Bashkisë Fushë Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse, si pasojë e së cilës janë shkaktuar dëme materiale.
Sipas policise, Grupi Hetimor ne perberje te së cilit edhe ekspertë të xhenios vazhdon veprimet e para, nderkohe që po hetohet për identifikimin e autoreve të ngjarjes.
Njoftohet se nga policia janë kryer e po vijojnë shoqërime të shtetasve për të cilët ka të dhëna apo kanë pasur precedentë të meparshëm në të tilla tendenca.
Gjithashtu po vijojne në mënyrë të përforcuar edhe kontrollet e banesave apo ambienteve të tjera në funksion të evidentimit të rasteve të mbajtjes pa leje të armeve e municioneve
Add new comment