Greqi, bllokohen 200 kilogramë drogë Lazarati, në pranga katër shqiptarë.

Postuar në 16 Mars, 2014 14:22

Katër shtetas shqiptarë dhe dy grekë janë arrestuar nga policia greke e cila ka bvërë edhe bllokimin e një sasie prej 200 kilogramë, kanabis sativa.
Operacioni është finalizuar mesditën e se dielës në Filat. POlicia ka thënë se lënda narkotike u kap në një automjet në aksin rrugor Konispol-Filat, pasi sherbimet e antidrogës greke ishin në dijeni për lëvizjen e sasisë së drogës.
Policia Greke gjatë bllokimit të drogës, tha se arrestoi gjashtë persona, katër nga të cilët janë shqiptar dhe dy greke.
Pas aksionit mësohet se policia ka shpallur në kërkim edhe pesë shtetas të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e rrjetit të trafikut.
Të kërkuarit dyshohet se kanë bërë kalimin e kufirit drejt Shqipërisë dhe për këtë arësye, në ndjekje janë vënë forcat e policisë së Sarandës.
Lënda narkotike e bllokuar dyshohet se vinte nga zona e Lazaratit në Gjirokastër.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.