Italiani qëlloi me thikë vajzën, shkak lidhja intime me një shqiptar.

Një Italian 49-vjeçar ka plagosur me thikë vajzën e tij, për arësye se nuk donte që ajo të lidhej me një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 vite më pare.
Policia ka thënë se Mario Matarazzo mësoi se vajza e tij, Evelina po dilte me një djalë shqiptar. Italiani I kërkoi vajzës të ndërpriste çdo kontakt me shqiptarin, por vajza u tregua e vendosur dhekundërshtoi.
Në një moment grindjeje me të atin, ai e qëlloi me thikë vajzën, duke e lënë të plagosur rëndë. E dëmtuara u dërgua në spital, ndërsa babai i saj Mario u arrestua nga policia. Ai u dënua me tre vjet burg.
Pas 4 vitesh, pasi Mario ka vetëm pak ditë që ka dalë nga burgu, duket i penduar për veprimin që ka bërë, madje e mohon ta ketë bërë një gjë të tillë vetëm se, djali që vajza e tij donte ishte shqiptar.
Mario sqaron se vajza e tij ishte lënduar një herë më parë, nga një djalë tjetër, i cili e kishte lënë shtatzënë dhe më pas e kishte braktisur. “Fëmijën e rritëm ne. Madje tani ajo më thërret babi”, tregon Mario, teksa shton se, nuk dëshironte që t’i ndodhte e njëjta gjë me shqiptarin.
Sipas babait Italian, kjo ishte arsyeja pse ai e kundërshtoi vajzën e tij, që të dilte me Leon, djalin nga Shqipëria, me të cilin Evelina tashmë bashkëjeton dhe madje ka edhe një fëmijë.
Evelina e ka falur babanë e saj, ndërsa ky i fundit thotë se ka mësuar shumë gjëra nga qëndrimi në burg.
Add new comment