Pogradec, babai: Kam frikë se djali 24-vjeçar ka shkuar në luftë në Siri.

Nertil Hysenllari është një prej 5 të rinjve nga fshati Gurras, në komunën Starovë të Pogradecit, që dyshohet se kanë shkuar në Siri për të luftuar. Prej më shumë se një viti, 24- vjeçari Hysenllari ka dalë jashtë vendit, fillimisht në Itali e më pas sipas tij në Turqi. Në një intervistë , Shkëlqim Hysenllari, babai i Nertilit, tregon se djali ua ka mbajtur të fshehtë qytetin ku ndodhet dhe se ka refuzuar të kthehet pas thirrjes së prindërve, me arsyetimin se është mirë. Megjithëse pohon se në komunikimin që ka pasur, djali i ka thënë se është në Turqi, Shkëlqim Hysenllari i trembet faktit se ai mund të jetë në Siri. “Djali im më ka thënë që është në Turqi, punon si kuzhinier. Por unë i frikësohem Sirisë. Allahu e ruajttë! Allahu është mbi gjithçka!”, shprehet babai i 24-vjeçarit. Ai pohon se në Itali dhe në Turqi, djali ka shkuar bashkë me një shok nga Librazhdi, të cilin nuk e njeh.
Add new comment