Një “Mike Tyson” në Korçë, i këput veshin me dhëmbë të riut

Postuar në 16 Mars, 2014 07:50

Ashtu si boksieri Mike Tyson gjatë një ndeshje në ring i këputi me dhëmbë veshin kundërshtarit të tij Evander Holyfield, ashtu edhe një burrë nga Bilishti i Korçës ka sulmuar një të ri me të cilin është konfliktuar. Siç raporton “Noa.al”,  41 vjeçari Ferdinant Mulla nga Bilishti pas një sherri me 32 vjeçarin F.Ll, e ka goditur me grushta dhe më pas i ka kafshuar veshin duke i këputur një pjesë të tij. Menjëherë pas kësaj 32 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhjet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Mulla u arrestua në kushtet e flagrancës nën akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.