Martesa e prishur në Durrës, policia: Krushku u vra nga vjehrra e dhëndërrit.

Postuar në 16 Mars, 2014 09:31

Vrasja e djeshme për martesën e prishur është kryer nga vjehrra e dhëndrit dhe jo vjehrri, sic u dyshua fillimisht nga policia. Sot policia e Durrësit njofton se ka arrestuar Antoneta dhe Marije Ndojin, per shkak se sipas hetimeve rezulton se ne vendin e ngjarjes ku gjeti vdekjen shtetasi Perparim Hoxha, ka qëlluar Marije Ndoji”, bën me dije policia.
“Ka qene gruaja që ka shtënë me cifte në drejtim të përparim dhe Xhulian Hoxhës”.
Policia ka zbardhur kështu krimin e djeshëm në zonën e ish-Kënetës ku mbeti i vrarë Përparim Hoxha, u plagos i biri Xhuljan Hoxha si dhe kalimtarja e rastit, Nurie Shahini.
Arrestimet
Dy gra jane arrestuar sot nga policia ne Durres, ne lidhje me vrasjen e ndodhur dje pas prishjes se marteses mes dy te rinjve. Policia ka thene se shtetaset Antoneta dhe Marie Ndoi, jane vene ne pranga mengjesin e sotem, te akuzuara per vrasje ne bashkepunim.Dy te arrestuarat mesohet se jane perkatesisht bashkeshortja dhe vajza e Andon Ndoit, 50-vjecarit qe diten e djeshme vrau krushkun ne Durres.

Sipas policise ngjarja ka ndodhur diten e djeshme ne zonen e ish kenetes ne Durres, ku shtetasi Andon Ndoi qelloi me cifte krushkun e tij Perparim Hoxha.

Sherri me arme ka ndodhur pasi Perparim Hoxha i ktheu ne shtepi tri jave pas marteses, vajzen Andon Ndoit. Shkak i ndarjes se dy te martuarve tri jave me pare mendohet se ka qene konflikti i vazhdueshem i nuses me vjehrren.

Nga konflikti me arme kane mbetur te plagosur edhe dy anetare te familjes se dhenderrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.