Rama emëron Ilir Zelën në drejtimin e inspektoriatit qëndror pranë qeverisë.

Kryeministri Rama ka emëruar Ilir Zelën në krye të Inspektoratit Qendror pranë Këshillit të Ministrave, i cili është në varësinë direkte të shefit të Qeverisë.
Nga viti 2011 këtë post e mbante zonja Mimoza Hajdarmataj, e cila u shkarkua rreth një muaj më pare nga detyra. InspektoratiQendror që i është besuar Ilir Zelës, ndër të tjera ka nën varësi atë të Punës dhe Shërbimeve Sociale, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, atë të Arsimit Parauniversitar, Inspektimin e Metrologjisë dhe Kalibrimit, Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Barnave.
Ilir Zela ka qenë kryetari i parë i FRESSH, Forumit Rinor Eurosocialist.
Add new comment