Vlorë, vidhen linjat përcjellëse të energjisë elektrike.

Postuar në 13 Mars, 2014 04:07

Vidhen dy kampata me 1500 metër linear përcjellës bakri në Linjën 30-31/2 Uji i Ftohtë-Radhimë. Pas këtij akti të rëndë kanë mbetur pa energji elektrike NënstacioniRadhimë dhe Nënstacioni Orikum.  Drejtuesit e CEZ Shpërndarjes, sapo kanë konstatuar këtë dëm, me pasoja për kompaninë dhe abonentet në këtë zonë, kanë bërë menjëherë denoncimin në polici.

CEZ Shpërndarje duke dënuar këto akte kriminale shpreh shqetësim e indinjatë dhe i kërkon organeve të rendit të ndërhyjnë në mënyrë urgjente për t’i dhënë fund grabitjeve të pronës së kompanisë, që cenojne direkt interesat e konsumatorëve.

Aktualisht, specialistët e kompanisë CEZ Shpërndarje po punojnë për të riparuar dëmin e shkaktuar duke zëvendësuar përcjellësit e grabitur, me qëllim rikthimin e energjisë elektrike për të gjithë banorët e këtyre zonave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.