Bashkia mbyll Sharrën dhe Tufinën: S’ka më vend për varre.

Ndërmarrja e Shërbimit Funeral ka njoftuar sot zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh.
Në njoftimin zyrtar të bashkisë së Tiranës thuhet se prej muajsh, shqetësimi i është përcjellë qeverisë shqiptare e cila vazhdon të mos e marrë në konsideratë këtë shqetësim të qytetarëve të Tiranës.
“Mungesa e vendimit të qeverisë që i hap rrugën shpronësimit për interes publik bën të pamundur vazhdimin e kryerjes së ceremonive mortore në të dy varrezat publike të Tiranës në Sharrë dhe Tufinë.
Duke shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë sa më parë në zgjidhjen e kësaj problematike të krijuar nga bllokimi i saj”, thuhet në deklaratën e bashkisë së Tiranës.
Add new comment