Arrestohen dy grabitësit e taksisë VIP në Pejë.

Postuar në 12 Mars, 2014 14:28

Policia e Kosovës , përkatësisht njësiti i hetimeve pran Stacionit policor Pejë ka arrestuar sot rreth orës 15:00, dy të dyshuar shtetasit e Kosovës Ambroz B.(1989),nga fshati Pishtan – Pejë, dhe Marjan B.(1993) po nga ky fshat , lidhur me veprën penale të Grabitjes së kryer më datë 11.03.2014 rreth orës 02:30 në fshatin Millovancë KK Pejë.
Gjatë intervistimit nga hetuesit, të dyshimtit kanë pranuar veprën e grabitjes së cekur , me ç’rast viktimë ishte shtetasi Sherif B.(1975 )banues në fshatin Ujmirë KK Klinë , i cili në momentin e kryerjes së veprës ishte duke punuar (taksi) në kompaninë e taksit “ VIP “dhe të dyshuarit kanë kërkuar nga viktima që t’i voziste nga Vitomirica deri në fshatin Poqestë KK Pejë, mirëpo posa kanë arritur në fshatin Millovancë e kanë sulmuar viktimën fizikisht duke i shkaktuar lëndime dhe i kanë marrë automjetin e tipit “Mercedes” me targa regjistrimi vendor,pazarin ditor,dy telefona të tipit “Nokia”dhe IPhone4,Radiolidhjen komunikuese të taksive. Automjeti është shfrytëzuar nga të dyshimtit deri në qytetin e Gjakovë dhe anasjelltas dhe pastaj është gjetur i braktisur në fshatin Gllaviqicë tek hotel “Vranina”.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.
Deri më tani si provë materiale janë gjetur Automjeti i kompanisë që e drejtonte viktima, një(1) IPhon 4 dhe një(1)orë dore. Hetuesit janë në kërkim edhe të provave dhe dëshmive tjera.
Të dyshuarit më urdhër të prokurorit të shtetit janë vënë nën masën e ndalimit policor për të vazhduar më procedura të mëtejme ligjore nga hetuesit në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit në Pejë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.