Tiranë, plagoset me armë zjarri vajza 29-vjeçare, policia nis hetimet.

Postuar në 12 Mars, 2014 14:01

Një vajzë e moshës 29-vjeçare është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.30, në zonën e ish ekspozitës në orët e mbrëmjes. Policia ka thënë se vajza e plagosur është Alma Beqaj, 29-vjeçe, banuese në kryeqytet.
Sipas të dhënave të deritanishme, në rrethana ende të paqarta, vajza është qëlluar me armë dhe ka marrë plagë në këmbë.
E plagosura e cila punonte në një call-center, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e traumës.
Behet e ditur se vajza punonte ne zonen ku ndodhi ngjarja. Plagosja e 29-vjecares ka shkaktuar panik tek banoret te cilet jane grumbulluar ne pjesen e Unazes mbi gjykaten e Tiranes duke bllokuar qarkullimin rrugor per mese 30 minuta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.