Kater të arrestuarit për terrorizëm ne gjyq, RENEA e FNSH “rrethojnë” gjykatën.

Gjykatësi Sandër Simoni pritet tu komunikojë sot masën e sigurisë katër të pandehurve të tjerë të cilët janë arrestuar të dyshuar si pjesëtarë të një ‘celule’ terroriste. Konkretisht, gjykata jep sot masën e sigurisë për të pandehurit Astrit Tola, Verdi Morava, Orion Reçi dhe Edmond Balla.
Fillimisht, gjykatësi Simoni i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” të pandehurve Astrit Tola dhe Orion Reçin, ndërsa po zhvillohen një nga një seancat edhe për 2 të pandehurit e tjerë, Verdi Morava dhe Edmond Balla.
Që në orët e para të mëngjesit, për të shmangur incidente të mundshme, Policia e Tiranës mori edhe sot një plan me masa të rrepta sigurie. Dhjetëra forca të repartit RENEA, forcat e ndërhyrjes së shpejtë, kanë rrethuar gjithë hapësirën ndërtesës së Krimeve të Rënda.
Add new comment