Kosovë, arrestohet “polici-tutor”, detyroi prostitutat të abortonin.

Postuar në 13 Mars, 2014 13:43

Pas një hetimi intensiv për tre muaj, Inspektorati Policor i Kosovës, ka arrestuar një zyrtar policor të stacionit Qendra – Drejtoria Rajonale e Prishtinës.
Operacioni i koduar me emrin “Rekruti” është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinëpër hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të Policisë së Kosovës.
Arrestimi i zyrtarit policor është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale: trafikim me njerëz, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, kanosje, sulm dhe ndërprerje e palejuar e shtatzënësisë.
Gjatë këtij operacioni janë identifikuar dy viktima potenciale të trafikimit dhe është kryer një kontroll në njërin prej lokaleve ku dyshohej se mund të ndodhet viktima e rastit.
Gjatë realizimit të kontrollit në një lokal në Prishtinë është identifikuar një viktimë potenciale e trafikimit dhe e njëjta është shoqëruar në zyrat e Inspektoratit Policor të Kosovës për intervistim.
Po ashtu në po të njëjtën ditë është identifikuar edhe viktima e dytë e këtij rasti, e cila po ashtu në të njëjtën datë është intervistuar në cilësinë e viktimës.
Të gjitha veprimet lidhur me këtë rast janë kryer nën autorizimin e Prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendimi për masën e ndalimit 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.