“Dita e Verës”, përplasje mes policisë bashkiake dhe policisë së rendit në Tiranë.

Përplasje mes policisë së shtetit dhe policisë bashkiake në kryeqytet gjatë përgatitjes së festimeve për Ditën e Verës. Shkak është bërë vendosja e një platforme në formën e minifushës së futbollit ku pritet të mbahen aktivitete gjatë ditës së sotme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, vendosja e tendave në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka tensionuar situatën, pasi policia nuk ka lejuar punonjësit e bashkisë të vijojnë punën. Bashkia e Tiranës, policia ka shoqëruar 2 punonjës të Policisë Bashkiake ndaj të cilëve është ushtruar edhe dhunë fizike.
‘Incident i paprecedent. Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia e Shtetit dhunë fizike dhe fyerje ndaj punonjësve të policisë bashkiake. Thirrje Ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit antiligj të kthejnë pas urdhrin e tyre për të ushtruar dhunë dhe terror ndaj punonjësve të bashkisë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë’- thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Rreth orës 09:00, punonjësit e Bashkisë kanë nisur punën për ngritjen e një platformeme që do të shërbejë si pistë vallëzimi në sheshin “Vëllezërit Frashëri, përballë piramidës. Bshkia pretendons e ka leje për ngritjen e pistës së vallëzimit, në vendin ku është parashikuar një aktivitet ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama.
Add new comment