Rama në Krujë: Qeveria ka gati paketën fiskale për biznesin fason.

Kryeministri Edi Rama tha sot se “paketa fiskale me 42 pika që pasqyrojnë kërkesat e biznesit fason, është gati dhe se shumë shpejt do kalojë për miratim”.
Rama e bëri këtë deklaratë nga qyteti i Krujës, ku vizitoi dy biznese fasone, i shoqëruar edhe nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Kryeministri në bisedë me sipërmarrësit shprehu vullnetin e qeverisë për të mbështetur këtë industri që siç tha ai, sjell punësim në shifra të konsiderueshme.
Ai u informua nga një prej sipërmarrëse, se një projekt shumë i rëndësishëm në fushën e fasonerisë në këtë qytet ishte gati në përfundim. Një projekt që sipas sipërmarrësit, duhen vetëm 3 muaj kohë për ta përfunduar dhe në të cilin do të punësohen 1000 gra dhe vajza
Add new comment