Itali, gjendet e vrarë prostituta shqiptare, kapet i dyshuari.

Postuar në 11 Mars, 2014 11:30

Një prostitutë shqiptare është gjetur e vrarë në Itali. Policia dhe mediat e vendit fqinj thane se kufoma e një prostitute të re në moshë, me origjinë shqiptare është gjetur mbrëmjen e së hënës në një kasolle të braktisur, në veri të Italisë.Sipas mediave italiane trupi i pajetë është gjetur në malin Bue, në afërsi të lokalitetit Çene të Bergamos.
E reja shqiptare është vrarë nga një burrë vendas, i cili gjatë arratisë me automjetin e tij është përplasur duke bere aksident.
Pasi është arrestuar, ai është dërguar në komisariatin më të afërt, ku marrja në pyetje pritet të zbardhë motivet e vrasjes, shtojnë më tej burimet.
Nga hetimet paraprake rezulton se gruaja është vrarë pasi është goditur me grushta dhe shkelma nga autori, i cili më pas e ka hedhur trupin në një konteiner mbeturinash.
Nga kontrollet e policisë ka rezultuar se autori të njëjtën gjë kishte bërë edhe pak vite më parë, me një tjetër prostitutë, edhe ajo e huaj, me origjinë nga Rumania.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.