Dërgimi i luftëtarëve në Siri, arrestohet një tjetër person në Tiranë.

Një tjetër besimtar që frekuentonte xhaminë e Unazës së Madhe në Tiranë është vënë në pranga mbrëmjen e sotme. Policia e shtetit njoftoi se në vijim të operacionit të zhvilluar gjatë ditës së sotme gjatë të cilit u bë i mundur arrestimi i 7 personave, si të dyshuar që rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri, aktualisht u bë i mundur arrestimi i shtetasit Orion Sami Reçi, 37, lindur në Zodjan, Peshkopi e banues Tiranë. (Ndihmës)
Ky shtetas ishte në ndjekje nga strukturat e policisë dhe kapja e tij u bë e mundur në afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Për shtetasin Orion Reçi Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, si i dyshuar për veprën penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste” dhe atë të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, si dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal.
Add new comment