Tiranë, zihen për një femër i riu vdes pas goditjeve me thikë

Postuar në 09 Mars, 2014 06:04

Një vrasje me thikë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke për shkak të një femre. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, Elton Pojana, 36 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë. Policia mësohet se ka vënë në pranga 29-vjeçarin Marjon Tufa si autor të dyshuar për këtë krim.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet.  Janë marrë disa dëshmi, të cilat kanë zbardhur për policinë edhe krimin e ndodhur. Aktualisht uniformat blu kanë vënë në pranga të dyshuarin ndërsa hetimet vazhdojnë.

/shqiptarja.com/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.